Gjilani ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Drenicën.
Vendasit u treguan më të mirë për 90 minuta, derisa golat e tri pikëve u realizuan në pjesën e parë.
Keita Razak shënoi dy herë për Gjilanin, në minutën e 22’ dhe 34’.
Me këtë fitore, Gjilani i është afruar në vetëm tri pikë kreut te tabelës.