Gjilani me dy mungesa të mëdha në garat evropiane

Keita Razak dhe Tomislav Bushiq do t’i mungojnë Gjilanit për ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës kundër Tre Pennes së San Marinos.

Të dy futbollistët për shkak të lëndimit do t’i nënshtrohen operimit, ka njoftuar të dielën për KOHËN trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani.

Mezani ka thënë se edhe Franc Veliu dhe Muhamed Useini janë të lënduar.

“Kemi probleme me lëndime e sidomos në repartin e sulmit. Shpresojmë që këto ditë të kemi afrime të reja për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e Ligës së Evropës. Razak dhe Bushiq duhet të operohen, kurse shpresojmë të rikuperohen Veliu dhe Useini. Ne jemi në bisedime me shumë lojtar, por shpresojmë të bëjmë lëvizje të duhura për të qenë sa më të fortë si për gara të Evropës ashtu edhe edicionin e ri”, ka thënë Mezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *