Skuadra e Gjilanit i ka shpëtuar barazhit dhe ka siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës.
Feronikeli ’74 do të jetë skuadra e cila do të luajë në barazh, duke kërkuar ta ruajë statusin elitar në Superligë.
Krejt kjo ndodhi pasi që Gjilani triumfoi ndaj Dukagjinit me përmbysje 2 me 4, fitore kjo që e zhvlerësoi fitoren e Feronikelit 74′ ndaj Fushë Kosovës.
Rezultatet e javës së fundit:
Dukagjini 2:4 Gjilani
Ballkani 2:1 Prishtina
Liria e Prizrenit 1:5 Llapi
Fushë Kosova 0:3 Feronikeli 74.
Drita 1:1 Malisheva