Gjilani i jep fund ëndrrës evropiane, eliminohet nga Liepaja

Gjilani i ka mbyllur garat evropiane duke u eliminuar që në rrethin e parë në Conference Leagu.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka pësuar humbje në ndeshjen kthyese kundër Lepajes me rezultat 3:1 për t’u eliminuar nga kjo garë.

Gjilani drejt Letonisë kishte udhëtuar me synime të mëdha, pasi sfidën e parë në Prishtinë e mbylli me epërsi 1:0 por të cilën nuk arriti ta ruaj në takimin kthyes.

Goli e vetëm në Liepaja e shënoi Krasniqi, ndërsa për vendasit realizuan Karasauskas, Belakoviq dhe Dodo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *