Alban Hyseni pritet ta marrë drejtimin e Gjilanit deri në fund të edicionit.
Hyseni do të jetë zëvendësues i Ismet Munishit i cili do të shkarkohet nga posti i kryetrajnerit.
Alban Hyseni ishte njëri nga ndihmëstrajnerët e Gjilanit në edicionet e fundit të klubit “kuqebardhë”. Hyseni karrierën e tij si futbollist ia kishte kushtuar vetëm Gjilanit duke mos ndërruar asnjëherë ambient.
Ismet Munishi pritet të shkarkohet gjatë ditës nga Gjilani pas disfatës 2:0 nga Dukagjini në fundjavë dhe ngecjes në garë për titull kur kampionati po shkon drejt fundit.
Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani.