Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të tjera të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Gjilanit, ashtu siç pritej, mori fitore në udhëtim kundër Feronikelit, me rezultatin 1:3.
Skuadra e Ismet Munishit kaloi herët në epërsi, kur në minutën e 9’ golin e gjeti Krasniqi.
Në minutën e 80’, Arbër Prekazi realizoi edhe golin e dytë për Gjilanin. Për t’i dhënë fund dilemës së fituesit, dy minuta pas tij, Edison Kçiku çoi shifrat në 0:3.
Rezultati final në ndeshjen Feronikeli – Gjilani u vulos në minutën e 88′ nga Ibrahim Cervadiku për 1:3.
Fitore në udhëtim mori edhe Drenica, duke mposhtur Dukagjinin 1:2.
Drenica vendosi fatin e takimit qysh në pjesën e parë, duke shënuar fillimisht në minutën e 6’, me anë të Dior Zabërgjës.
Në fundin e pjesës së parë, Drenica shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe me Armend Abazin, që rrjedhimisht doli të ishte goli i fitores.
Rezultati final i ndeshjes Dukagjini – Drenica u vulos në minutën e 89′ kur Dukagjini shënoi për 1:2.
Gjilani kësisoj merr kreun e tabelës me 39 pikë, një më shumë sesa Drita, kurse Feronikeli mbetet me 11 pikë në pozitën e fundit.
Drenica shkon në 27 pikë me fitoren e sotme, duke lënë Dukagjinin me 18 pikë në pozitën e parafundit.