Skuadra e Ismet Munishit triumfoi me rezultat 0 – 2.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.
Dy skuadrat provuan disa herë, por ishin të pafat në finalizim.
Gjatë pushimit të pjesës së parë, tifozëritë e dy skuadrave, “Intelektualët” e Dritës dhe “Skifterët” e Gjilanit nisën një përleshje të ashpër, që bëri që të shtyhet fillimi i pjesës së dytë.
Ishte skuadra e Gjilanit, që nuk u rikthye njëherë në fushe, ngase ndiheshin të pasigurt.
Ishte Progni, që realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë, që kaloi Gjilanin (66′) në epërsi.
Problemet për Dritën u shtuan kur Princ Balde u ndëshkua direkt me të kuq, pas rishikimit të VAR-it për ndërhyrje të rrezikshme (72′).
Kur mendohej se me këtë rezultat do mbyllet ndeshja, pas një kundëraksioni Krasniqi asistoi për Shpend Kelmendin që vulosi fitoren (89’).
Pas golit edhe festimi i Ismet Munishit ishte interesant, ku u dëgjua duke thënë:”Baba është këtu”.
Me këtë fitore, Gjilani renditët në pozitën e pestë me nëntë pikë, derisa Drita zbret në të tretin me 11 sosh./