Gjilani ka barazuar 2:2 ndaj ekipit nga Luksemburgu, Progres Niedercorn në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skifterat barazuan 2:2 në udhëtim, në një ndeshje ku ishin dy herë në disavantazh.
De Almeida i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Arbnor Ramadani barazoi shifrat në minutën e 48-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Natami e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 62-të, por ishte sërish Arbnor Ramadani që barazoi po ashtu nga penalltia katëri minuta më pas.
Kësisoj, Gjilani nxjerr një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë, teksa sfida e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.