Gjilani afër Evropës, kurse Llapi mbetet larg, kështu duket tabela pas tri ndeshjeve të zhvilluara

Kanë përfunduar edhe tri takimet të zhvilluara nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Ferizaj ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat të pastër 2-0, falë dy golave të realizuar nga Dren Gashi, për t’i ndalur kështu ëndrrën evropiane “Legjendave”, shkruan Gazeta Sheshi.

Fitore tejet të rëndësishme kanë realizuar edhe Gjilani dhe Feronikeli, pasi që kanë mposhtur Dukagjinin, rrespektivisht Trepçën ’89.

Pas kësaj fitore, Gjilani është afruar edhe më shumë drejt kreut të tabelës ku pritet të luftoj deri në fund për titullin kampion.

Pas këtyre tri ndeshjeve, kështu duket tabela në Superligën e Kosovës:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *