E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Liverpooli është në ajër me klubin anglez që kërkon skuadër për ta shitur.
Sipas mediave në Turqi, Fenerbahce ka rikthyer interesimin për mesfushorin kosovar.
Madje, sipas mediave kontaktet e para në mes palëve veçse kanë filluar.
Xherdan Shaqiri thuhet se ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit nga Stambolli kërkesat që ka për pagën.
Krahas Fenerbahces, në Turqi interesim prej kohësh për mesfushorin nga Zhegra e Gjilanit ka treguar edhe Galatasaray.
Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018 kur u transferuar nga Stoke City.
Reprezentuesi i Zvicrës këtë edicion është aktivizuar në 14 takime për “Të Kuqtë” derisa ka regjistruar dy asistime dhe nuk ka shënuar asnjë gol.
Vlera e tij sipas “Transfermarkt” është 12 milionë euro.