Njëri ndër portierët më të mirë në Kosovës është vënë nën vëzhgim të gjigantit turk Besiktas.
Kështu të paktën ka njoftuar sajti kryesor i klubit kryeqytetas që ka bërë të ditur që në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina – Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash.
Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte FC Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare.
Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm FC Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar.