Gjiganti spanjoll gati të transferojë Papu Gomez

Koha e Papu Gomez tek Atalanta ka përfunduar, kjo ishte konfirmuar edhe nga trajenri, Gian Piero Gasperini.

32 vjeçari ishte shprehur se kur të largohet nga Bergamo, tifozët do të marrin vesh të vërtetën.

Këtë e kishte bërë të ditur vet argjentinasi përmes llogarisë në rrjetin social, Instagram, por edhe trajneri Gasperini kishte aluduar se ka probleme me kapitenin e skuadrës, por asnjëherë nuk është treguar arsyeja e vërtetë e problemit.

Sipas “Gianlucadimarzo.com”, Sevilla është kandidati kryesor për nënshrkimin e Gomezit. Sipas artikullit ende nuk ka pasur ndonjë tentativë për sjelljen e Gomez në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Si duket edhe Atalanta është e interesuar ta shesë kapitenin te ndonjë ekip jashtë Serie A, në mënyrë që të mos forcojë kundërshtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *