Gjiganti italian nuk heq dorë nga Granit Xhaka

Klubi italian, AS Roma raportohet se ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Sipas medieve italiane, Roma ende mbetet e interesuar për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Në fakt, trajneri i ‘romakëve’, Jose Mourinho prej kohësh është duke e kërkuar Xhakën. Tekniku portugez është një admirues i madh i kosovarit.

Drejtuesit e kryeqytetasve të Italisë, thuhet se do ta rikthejnë interesimin e tyre për Xhakën gjatë kësaj verë.

Mesfushori kosovar me Arsenalin ka vetëm edhe një vit kontratë, megjithatë, siç raportohet, Xhaka gjatë kësaj verë, mund të ‘divorcohet’ me londinezët, dhe pikërisht Roma mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e Xhakës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *