E ardhmja e Vedat Muriqit te skuadra e Fenerbahces ka mbetur e pasigurt kurse shumë skuadra janë të interesuara për transferimin e kosovarit.
Sipas mediave turke dhe atyre franceze së fundmi interesim për transferimin e Muriqit ka shprehur edhe gjiganti francez, Rennes.
Nga këto raportime është mësuar që klubi Rennes i ka dhënë përparësi transferimit të Martin Terrier dhe Vedat Muriqit.
Po ashtu ky transferim po shihet si i mundshëm duke u bazuar në financat e klubit francez.
Për Muriqin interesim kishin shprehur edhe Tottenham dhe Lazio.