Paris Saint-Germaini ka nisur bisedimet me Chelsean për një transferim të mundshëm të Romelu Lukakus, sipas “The Sun”.
Vetëm një vit pasi u transferua në “Stamford Bridge”, sulmuesi belg është i lidhur me një largim dhe kjo pritet të ndodhë gjatë verës.
PSG po e mendon transferimin e Lukakus gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Kylian Mbappe pritet të largohet nga “Parc des Princes”.
Përfaqësuesit e klubit francez thuhet se kanë kohë që janë në bisedime me agjentin e 28-vjeçarit, Mino Raiolan.
Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.