Gjigantët italianë synojnë transferimin e Xhakës në janar, Arsenali nuk planifikon shitjen e tij

Granit Xhaka ka tërhequr interesimin e Juventusit dhe Romës, falë formës së mirë që po kalon këtë sezon.

Mesfushori nga Kosova është paraqitur në 17 ndeshje me Arsenalin deri më tani, teksa ka shënuar 4 gola dhe ka kontribuar me 3 asistime.

Dhe, sipas “SportMediaset”, Juventusi dhe Roma janë klubet e interesuara për shërbimet e Xhakës.

Madje, klubit nga Serie A thuhet se mund të dërgojnë ofertat e tyre në janar.

Roma ka qenë e lidhur me transferimin e Xhakës edhe më herët, por që Arsenali kishte refuzuar largimin e lojtarit.

Edhe tani shihet si shumë e vështirë që 30-vjeçari të largohet nga “Emirates”, sidomos pas formës dhe momenteve të mira që po kalon me londinezët.

Ditë më parë ishte raportuar se Arsenali nuk është i gatshëm të lejojë që reprezentuesi i Zvicrës të largohet në të ardhmen e afërt.

Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024.

Në marrëveshje ekziston opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *