Atalanta dhe Torino janë pajtuar me nga një pikë në duelin e javës së 21-të kampionale në Serie A.
Rezultati final i këtij takimi ishte 3:3, me vendasit që ishin duke fituar 3:0 deri në minutën e 21-të.
Në minutën e 33-të, ndodhi një veprim nga sulmuesi italian i mysafirëve, Andrea Belotti që është bërë virale në rrjetet sociale.
Belotti u rrëzua në afërsi të zonës së vendasve, me gjyqtarin kryesor që e ndali lojën për goditje dënimi.
Sulmuesi italian menjëherë bëri me shënjë drejt gjyqtarit se nuk kishte të bënte me faull.
Megjithatë, Belotti e gjeti golin në minutën e 42-të.