Hansi Flick do të vazhdojë të mbetet përzgjedhës i Kombëtares së Gjermanisë, përkundër eliminimit të hershëm në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Gjermania nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, për herë të dytë në dy Kampionatet e fundit Botërore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
“Presidenti i DFB Bernd Neuendorf, Zëvendës Presidenti i DFB Hans-Joachim Ëatzke dhe trajneri i kombëtares Hansi Flick patën një diskutim miqësor dhe konstruktiv sot rreth situatës aktuale dhe perspektivave për ekipin kombëtar gjerman të futbollit”.
Bernd Neuendorf tha: “Ne të gjithë jemi të bindur se Kampionatin Evropian 2024 në vendin tonë përfaqëson një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani. Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë turne një sukses sportiv. Ne kemi besim të plotë te Hansi Flick”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Pas vazhdimit me Gjermaninë foli edhe përzgjedhësi Flick.
“Stafi im trajner dhe unë jemi optimistë për Kampionatin Evropian në vendin tonë. Si ekip, mund të arrijmë shumë më tepër sesa treguam në Katar. Ne humbëm një mundësi të madhe atje. Ne do të nxjerrim mësimet tona nga kjo. Unë kam besim në rrugën e përbashkët të rënë dakord sot me Bernd Neuendorf dhe Aki Ëatzke. Të gjithë duam që e gjithë Gjermania të mblidhet përsëri pas kombëtares në Kampionatin Evropian në shtëpi në 2024”, tha ai për faqen zyrtare.