Gjermania fitoi me rezultat 7 – 1, që ishte ndeshja e fundit para “Euro 2020”.
Gosens zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Kai Havertz (19′).
Pas vetëm dy minutave, Ilkay Gundogan dyfishoi epërsinë (21′).
Për golin e tretë përkujdes Thomas Muller që realizoi gol mjaftë të bukur (27′).
Goli i katërt u realizua nga Ozols, që realizoi autogol (39′).
Ndërsa, golin e pestë që ishte i fundit në pjesën e parë e shënoi Gnabry pas një asistimi të mrekullueshëm nga Hummels (45′).
Gjermania nuk u ndal me kaq dhe shtoi epërsinë në pjesën e dytë.
I sapo inkuadruari Timo Werner realizoi golin e gjashtë për Kombëtaren gjermane.
Ndërsa, golin e shtatë që doli të jetë i fundit në ndeshje e shënoi Leroy Sanë (76′).
Ndërkohë, golin e nderit për Letoninë e realizoi Saveljevs (75′).
Kujtojmë, se Gjermania është në një grup mjaftë të vështirë me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë.