Pandemia COVID-19 e njohur si koronavirus ka sipërfaqur problemet financiare të klubeve kosovare të futbollit.
Megjithatë, edhe para pandemisë, kriza financiare nuk ishte ‘anonim’ te klubet e futbollit në Kosovë, derisa Ferizaj është kampion në këtë drejtim.
Ferizaj është klubi që garon në Superligën e Kosovës dhe që ka pasur probleme të tilla që prej fillimit të edicionit 2019/2020, transmeton zëri.info.
Gjendja mjeruese vazhdon dhe bëhet e ditur se futbollistët e drejtuar nga Burim Qerkini nuk janë paguar fare në vitin 2020.
Një futbollist i skuadrës së Ferizajt në kushte anonimiteti ka thënë për Zëri.info se nuk kanë marrë asnjë qindarkë për këtë vit.