E nisi shtatë vite më parë përvojën në Kombëtaren kuqezi, por zhvilloi vetë dy ndeshje, për t’ia lënë stafetën vëllait të tij, Klausit.
Referenca është për Jurgen Gjasulën, futbollistin tiranas, i cili ishte i futar në “FanZone”, ku fillimisht iu përgjigj pyetjes nëse do t’i bashkohet Tiranës në një moment të caktuar.
“Kam dëshirë të luaj për Tiranën në të ardhmen, por mendoj se është shumë e vështirë, pasi kam një kontratë këtu ku jam. Jam shumë i lumtur që Klausi ka arritur deri në këtë pozitë ku është sot. Duhet pak fat, pasi në Gjermani, kur je në moshën mbi 30 vjeç, të quajnë të vjetër, duan më shumë të rinjtë, që t’i shesin”.
Kontrata e munguar më Herthan: Pas Baselit, kam qenë pranë Hertha Berlinit, kam pasur kontratën gati dhe vetëm duhet ta nënshkruaja, por në fund gjithçka u prish. Në donim një kontratë më të mirë, dhe nuk u mbyll marrëveshja. Edhe menaxheri im duhet të më kishte ndihmuar më shumë, pasi aty do kisha më shumë mundësi për një ekip të fortë.
Debutimi me Shqipërinë: Ka qenë një moment shumë i bukur, për të luajtur për vendin tënd. E kam pasur dëshirë që të luaja më shumë, por ashtu shkoi situata dhe nuk bëra më shumë ndeshje. Kam bërë vetëm dy ndeshje”.