Gjashtë rekordet që do të mund t’i thyejë Ronaldo në “Euro 2020”

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht moshës që ka.

Ronaldo në 15 vitet e fundit ka arritur të thyejë rekorde të ndryshme duke u futur në historinë e futbollit bashkë me Lionel Messin.

Sidoqoftë, në nivelin e Kombëtares, ai është larg të tjerëve, as Messi nuk mund të afrohet me statistikat e tij.

Në fakt, portugezi mund t’i thyejë 10 rekorde me Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”.

Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit dhe është afet vetëm pesë gola ta thyejë rekordin për top golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh, të cilin e mban Ali Daei me 109 gola ndërsa Ronaldo ka 104.

Lista e rekordeve që Ronaldo mund t’i thyejë.

Top golashënuesi në nivel Kombëtaresh në histori të futbollit: Ali Daei (Iran) 109 gola, Cristiano Ronaldo 103 gola (Portugali).

Më së shumti ndeshje të fituara në Euro: Cesc Fabregas dhe Andres Iniesta 11 ndeshje, Cristiano Ronaldo 11 ndeshje.

Gola të shënuar në Euro: Michel Platini 9, Ronaldo 9.

Më së shumti ndeshje me të paktën dy gola: Gerd Muller 2, Michel Platini 2, Rooney 2, Griezmann 2, Cristiano Ronaldo 2.

Të paktën dy gola në çdo Euro: Zlatan Ibrahimovic 3, Ronaldo 3.

Më së shumti paraqitje në finale të Kampionatit Evropian: Valentin Ivanov, Viktor Ponedelnik, Franz Beckenbauer, Uli Hoeness, Xabi Alonso, Iker Casillas, Sergio Ramos, Xavi, Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *