Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Grand-Slamit të Tbilisit në Gjeorgji.
Gjakova e humbi duelin në kohën shtesë nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.
Xhudisti ynë tani do të luftojë për vendin e tretë, apo medaljen e bronztë.
Në këtë sfidë për medaljen e bronztë, Gjakova do ta ketë gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili.