Gjakova e bronztë, Kuka: Vullneti i saj i hekurt për rikthim tashmë po jep fryte

Nora Gjakova e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë nga ky turne.

Gjakova u përball në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti xhudisten italiane, Veronica Toniolo, kurse në garën për të bronztën e mposhti xhudisten nga Belgjika, Mina Libeer.

Tani, pas këtij suksesi të Gjakovës ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se vullneti i hekurt i Norës për tu rikthyer nga lëndimi më e fuqishme tanimë po i jep frytet e veta.

“Edhe një medalje për Kosovën! Nora Gjakova po kthehet garë pas gare drejt kreut pas pauzës nga lëndimi. Fitoj medaljen e bronztë me tri fitore dhe një humbje. 490 Pikë Olimpike që janë me rëndësi për kualifikimin në Paris 2024! Çdo luftë e Norës sot tregoj që lëndimi ka ndikuar dukshëm në shumë drejtime. Por vullneti i saj i hekurt për rikthim tashmë po jep fryte dhe në dy gara ka fituar dy medalje. Ecim përpara drejt cakut në Lojërat Olimpike në Paris”, shkruante Kuka në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *