Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
“Dardanët” më 16 qershor do të përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.
“Zymer Bytyqi dhe Arbër Zeneli kanë kërkuar të mos jenë në grumbullim për zgjidhje sportive. Ata kanë pasur pak minutazh te ekipet e tyre dhe ka qenë vendim i tyre. Sa i përket Mujës. Ai nuk ka ardhur në miqësoren e nëntorit. Është ftuar por nuk ka ardhur. Muja ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës. Për dy lojtë e qershorit, ai ka kërkuar të jetë titullar. I kam thënë se vendin e titullarit nuk mund ta ketë askush”, shtoi ai.
Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.