Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur për media pas përfundimit të ndeshjes kunndër Greqisë.
Kosova humbi me rezultatin 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Giresse thotë se loja ka qenë mirë e planifikuar dhe ekzekutuar, por që Kosova humbi rastet e saj. Gjithsesi, ai e pranon që disa gjëra të papritura ndodhën, duke aluduar tek kartonët e kuq.
“Loja ka rezultuar mire, pastaj pjesa tjetër është se loja ka shkuar mirë por nuk i kemi konkretizuar rastet. I kemi kontrolluar ekipet mirë sa i përket pjesës teknike. Sa i përket rrjedhjes së lojës ka pasur gjëra që ndodhën komplet kundër asaj që e kemi pritur, në fund lojtarët të cilët u përjashtuan, dhe këto ndodhi këto rrjedhoja në bën që ne të jemi të paaftë të ndryshojmë rrjedhjen e lojës”, tha ai.
Ai komentoi edhe mungesat e Fidan Alitit dhe Aro Muriç në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, pasi të dy u ndëshkuan me të kuq sonte.
“Para se gjithash ne përgatitemi për me dhënë maksimalen. Tani kemi dy lojtarë mangu. Dhe me këto dy mungesa që i kemi ne do të tentojmë të adaptohemi sa më mirë. Duhet ta harrojmë këtë humbje e të fokusohemi tek loja e radhës”, shtoi ai.