Kombëtarja e Kosovës në futboll Kosova me 25 mars nis një rrugëtim tejet të rëndësishëm. Ajo hap kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, derisa misioni tashmë është i qartë kualifikimi në këtë eveniment.
Ndonëse e pret një garë dhe një punë shumë e madhe optimizmi është I madh që nga i pari i FFK-së, Agim Ademi e deri tek çdo futbollistë që besojnë se këtë gjë mund ta arrijnë.
Trajneri Aliane Giresse sot pritet ta shpallë listën e futbollistëve të ftuar, ndërsa të hënën nis grumbullimi. Të kujtojmë se me 25 mars, Kosova fillimisht luan me Izraelin në Tel Aviv ndërsa tri ditë me vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Andorran. Përveç Izraelit e Andorras në grup me Kosovën është edhe Zvicra e Rumania.