Giresse nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje: Nuk e di çka do të ndodhë, do e shohim në të ardhmen – kjo ndeshje nuk kishte asgjë pozitive

Kosova ka humbur nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në Budapest.

Dardanët dominuan ndeshjen, por Bjellorusia shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.

Në minutën e 73’të nga një gabim i Kryeziut përfitoi, Morozov.

Dy minuta më pas për 2-0 realizoi, Ebong, kurse golin e vetëm për Kosovën e realizoi, Vedat Muriqi nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes trajneri, Alain Giresse foli për media.

“Kjo është realitet, në futboll nuk kemi siguri se çka mund të ndodhë. Unë kam folur dhe kam dhënë instruksione gjatë lojës, por nëse ju nuk do dëgjoni ajo është tjetër, nuk ka pasur gjëra të mira në këtë ndeshje.

Kur u pyet për të ardhmen e tij se a do të vazhdojë me Kosovën ai nuk la të kuptohet që do të largohet duke thënë se do të shohim se çka do të ndodhë.

“Do ja lëmë të ardhmes të shohim se çka do të ndodhë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *