Giresse: Nesër do të startoj me 11-shen më të mirë për të arritur qëllimin tonë që është fitorja

Kosova do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.

Dardanët nuk arritën më shumë se një pikë ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, kurse do të tentojnë pikët e plota ndaj Bjellorusisë.

Para ndeshjes së nesërme trajneri, Alain Giresse ka folur për media duke thënë se do të startojë me 11’shen më të mirë për të arritur fitoren.

“Nuk do doja të kthehesha në tri ndeshjet e para, siç keni pa kemi pasur ndeshje të mirë, por na ka munguar goli.

Ajo që na duhet më shumë është të punojmë për të arritur qëllimet që i kemi”, tha fillimisht francezi.

Ai u pyet për ekipin startues për nesër, por refuzoi të tregojë, teksa tha se do të jenë në fushë 11 lojtarët më të duhur sipas tij.

“Ajo që mund të them është normalisht që e kemi të qartë cila do jetë ndeshja ideale për Kosovën, por duhet të përshtatemi me rrethanat siç është edhe ndryshimet për shkak të lëndimeve

Nuk mund të konfirmojë asgjë për 11-shen e nesërme, por do jetë 11-shja më e mirë, e duhura për të arritur qëllimin tonë që është fitorja”, vazhdoi më tej ai.

Milot Rashica u zëvendësua herët ndaj Rumanisë, dhe francezi tregon që është në dyshime për nesër, por me ekipin do jetë Mirlind Kryeziu.

“Sa i përket Milotit nuk e kemi të qartë nëse do jetë i gatshëm nesër, pasi gjendja e tij fizike është duke u përcjellë dhe do ta kuptojmë në seancën e sotme.

Mirlind Kryeziu nuk ka qenë i gatshëm për ndeshjen e parë, por do jetë për atë nesër”, citoi më tej ai.

Tutje ai u pyet edhe për Ermal Krasniqin dhe tha se llogarit në të, prandaj është edhe me ekipin.

“Nëse pyesin për Krasniqin secili flet për një lojtar të tij favorit.

Por duhet ta keni parasysh edhe përvojën, por unë patjetër që llogarisë në Krasniqin, prandaj është këtu me ne”, ishin fjalët e Giresse.

Ai në fund tha që e kanë studiuar lojën e kundërshtarit, por do përpiqen që t’i bëjnë ata t’u përshtaten Kosovës dhe jo të ndodhë e kundërta.

“E kemi studiuar lojën e Bjellorusisë, siç kanë bërë edhe ata ndaj neve.

Por ne nuk duhet tu përshtatemi mënyrës së lojës së kundërshtarit, por të imponojmë lojën tonë dhe të jemi ne që do ta dominojmë dhe ata të na përshtaten neve”, përfundoi Giresse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *