Giresse: Kualifikimi në Euro 2024, ëndërr për Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse në një intervistë të dhënë në Francë ka thënë se vështirësitë më të mëdha janë bindja që lojtarët që kanë lindur jashtë Kosovës të pranojnë të luajnë për të. Francezi ka thënë se synim i tij është rritja e ekipit dhe afrimi i lojtarëve nga ligat e forta europiane

E për këtë mision, duket së francezi nuk e ka bash të lehtë, pasi që gjurmimi i lojtarëve potencialë nuk është i njëjtë për secilën përfaqësuese.

“Ekipi i Kosovës është në këto gara për vetëm gjashtë vjet. Në kohë të luftës kosovarët janë zhvendosur nëpër vende të ndryshme europiane e ku futbollistët e tyre kanë kryer shkolla në këto shtete”, ka thënë ai.

Girese këtu ka marrë shembull Shaqirin.

“Shembull Shaqiri, që ka zgjedhur Zvicrën edhe pse ka mundur të luajë për Kosovës. Të gjesh lojtar për Kombëtare është një element i rëndësishëm. Ta marrim portierin e dytë të Frankfurtit (Diant Ramaj, që është me origjinë nga Kosova, mirëpo ai luan për Kombëtaren e të rinjve të Gjermanisë. Të tillë si ai ka shumë. S’është e lehtë që ata ta zgjedhin fanellën e vendit të origjinës”.

Të njëjtën përvojë francezi e ka pasur edhe me disa kombëtare afrikane, ku shumë lojtarë afrikanë nuk kanë pranuar që të luajnë për vendin e tyre, apo prindërve të tyre.

“Fenomeni i tillë haset shumë në Afrikë dhe s’është i lehtë për t’u zgjidhur. Zgjodha njëherë një lojtar që për herë të parë po vinte në vendin e origjinës. I rritur në Francë, me kulturë franceze po kthehej për herë të parë të luajë për vendin nga i cili vinë prindërit e tij”, tha Giresse për “Le Quotidien Du Sport”.

Giresse thotë se “kualifikimi në “Euro 2024” është ëndërr për Kosovën.

“Kualifikimi në Evropian është ende ëndërr që duhet të bëhet realitet. E presim shortin në tetor, por s’pres që të jemi favoritë. Me Kosovën duhet të jemi të durueshëm, si në rastin e përfaqësuesve afrikane”, tha Girese.

Kosova do të luajë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve në muajin shtator. Më 24 shtator Kosova udhëton në Irlandën e Veriut në Belfast, kurse më 27 shtator e përmbyllë edicionin e tretë të Ligës së Kombeve me Qipron në Prishtinë.

Kosova tashmë e ka humbur shansin që të jetë në vendin e parë në grup dhe ajo që do ta bëjë Giresse në këto dy ndeshje është të luajë me lojtarë të rinj dhe ndonjërin prej tyre ta zgjedh për kualifikimet për Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *