Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve të marsit.
“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese, njëherit të para për trajnerin francez.
Tekniku francez ka konfirmuar mungesën e futbollistit të Hajdukut të Splitit, Emir Sahitit i cili u ftua për herë të parë te Kosova.
23-vjeçari pësoi dëmtim dhe do të mungojë, ndërsa Giresse ka theksuar se Kosova do të gjejë menjëherë zëvendësimin e tij.
“Do të duhet që të gjithë futbollistët ta tregojnë veten në objektivat që i kemi përpara. Së fundmi është lënduar edhe Emir Sahiti dhe do të mungojë. Do të duhet ta gjejmë një zëvendësues. Poashtu, kemi një stërvitje sot nga ora 18:30”, ka thënë trajneri i Kosovës, Alain Giresse në konferencë për media.
Kosova më 24 mars takohet me Burkina Fason në Prishtinë, ndërkohë që pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Zvicra.
Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.