Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse u shpreh i kënaqur me rezultatin, edhe pse tha se mund të kishin bërë më mirë.
“Mendoj se ishte një lojë që kërkonte angazhim dhe ritëm. Mënyra si ju përgjigjëm ishte e mirë. E vleresoj lartë paraqitjen e futbollistëve. Jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi mundur të bëjmë më mirë, por rezultati 1:1 është rezultat pozitiv”, tha Giresse.