Giresse: I kemi marrë të gjitha masat ndaj Zvicrës, do jetë ndeshje emocionale

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në konferencë për shtyp para duelit miqësor më Zvicrën.

Trajneri francez ka thënë se Dardanët i kanë marrë të gjitha masat për takimin e nesërm.

“Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet tjera dhe nuk besoj se do të kenë telashe në aspektin emocional”, ka thënë Giresse në konferencë.

“Duke marrë parasysh se Zvicra është ekip më i fortë, njëra prej pesë ekipeve më të mira në Evropë. Ne i kemi marrë të gjitha masat për t’u përgatitur sa më mirë”, shtoi ai.

Në konferencë ishte edhe mbrojtësi Florent Hadergjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *