Një anë pozitive e çështjes së Messit, të paktën nga këndvështrimi i Real Madridit, është se tani ka më pak thashetheme për… Gareth Bale.
Më parë, çështja “par excellence” e La Liga ishte ajo e uellsianit, një lojtar misterioz i “Los Blancos”, me Zidane që nuk është i gatshëm ta aktivizojë dhe në të njëjtën kohë as nuk dëshiron të largohet.
Tani që Liga e Kombeve mbërrin, megjithatë, emri i tij është përsëri në qendër të vëmendjes, gjithashtu sepse sulmuesi do të bashkohet me kombëtaren e drejtuar nga Giggs.
“Uells, golf, Real, në këtë mënyrë”. Pankarta e famshme, kushtuar përparësive të tij, tregon se me shokët e tij në kombëtare, të paktën do të argëtohet. Po çfarë mendon trajneri i Uellsit për këtë situatë? “Unë nuk kam biseduar me Zidane për të, frëngjishtja dhe spanjishtja ime nuk janë shumë të mira”, – thotë ish-ikona e Manchester United.
Një referencë për kritikat ndaj Bale, shpesh të ashpra nga shtypi iberik, sepse pas disa vitesh në Madrid ende nuk e ka mësuar gjuhën spanjolle. Sidoqoftë, Giggs mundohet të mos i acarojë gjërat më tej:
“Jo, jam duke bërë shaka, thjesht po përpiqesha t’i shmangesha çështjes. Megjithëse e di nga përvoja se edhe anglishtja e Zidane nuk është aq e mirë… “
Me pak fjalë, nëse uellsiani dëshironte të ishte ironik, nuk shkoi shumë mirë. Prandaj, një përgjigje serioze është më e mirë, por edhe të jetë sa më neutral:
“Kur Gareth të arrijë këtu, do të flas me të, ashtu siç do të bëj me të gjithë shokët e tij. Gjithmonë i kam thënë që nëse ka nevojë për dikë që ta dëgjojë, unë jam këtu. Gareth është një futbollist me përvojë dhe profesionist i shkëlqyeshëm, sigurisht që di të kujdeset për veten. Por, nëse ka nevojë për ndihmë, unë jam këtu”. Të paktën, dikush nga Madridi do të thotë: epo mirë, ata flasin të njëjtën gjuhë…