Gianni De Biasi mund të mbyllë para kohe aventurën në stolin e përfaqësueses së Azerbajxhanit.
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare i cili nuk ka regjistruar rezultate shumë pozitive me Azerbajxhanin gjatë kësaj periudhe po përflitet për të marrë drejtimin e Sampdorias.
Mediat në Apenine dhe më konkretisht, gazetari i specilizuar në fushën e merkatos Gianluca Di Marzio e shkon De Biasin si pasuesin ideal të Claudio Ranierit te Sampdoria, por megjithatë fjala e fundit i takon presidentit të dorianëve Massimo Ferrero.