Getafe dhe Real Madridi kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Dy ekipet elitare spanjolle luajtën pa gola 0:0 në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez”.
“Mbretërit” ndonëse kishin posedimin e topit në anën e tyre, Getafe u tregua shumë e rrezikshme duke goditur gjashtë herë portën e Real Madridit, krahas dy goditjeve të Los Blancos.
Real Madridi me këtë barazim ngec në garë për titull, duke u renditur në pozitën e dytë me 67 pikë, tri më pak se Atletico lidere dhe dy më shumë se Barcelona që ka një lojë më pak.
Getafe në anën tjetër ndodhet në vendin e 15-të me 31 pikë dhe e vazhdon luftën për ekzistencë.