Gërbeshi flet pasi rezultoi pozitiv me koronavirus në Zvicër

Fidan Gërbeshi i skuadrës së Dritë ka rezultuar pozitiv me koronavirus para ndeshjes me Inter d’Escaldes, duke rritur shqetësimin tek ekipi gjilanas.

Vetë futbollisti ka folur për situatën në një prononcim për “Radio Star”, teksa ka deklaruar se shëndeti i tij është mirë dhe se nuk ka ndonjë simptomë.

“Jam shumë mirë me shëndet dhe për momentin nuk kam asnjë simptomë të vetme. Tashmë duhet t’i zbatojmë masat që na janë dhënë”, deklaroi Gërbeshi.

Gërbeshi pasi rezultoi pozitiv në Zvicër ndodhet në izolim bashkë me lojtarin tjetër Bujar Shabanin.

Fidan Gërbeshi para nisjes për në Nyon të Zvicrës, ka kryer testin për “COVID-19” dhe ka rezultuar negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *