Ishte Genoa skuadra e fundit që arriti të siguronte mbijetesën në Serie për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Davide Nicolas fitoi lehtësisht me rezultatin 3-0 ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Veronas në Marassi, një sukses që gjithsesi nuk i vlejti edhe aq shumnë pasi kundërshtari direkt Lecce u mposht në shtëpi me shifrat 3-4 nga Parma.
Dy herë Sanabria dhe Romero ishin autorët e golave për kuqeblutë.
Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes së të dielës që mbyllën edhe këtë sezon të Serie A, Bologna barazoi 1-1 ndaj Torinos ndërsa Sassuolo u mposht në Mapei Stadium 0-1 nga Udinese.