Pas fitores me Juventusin trajneri Gennaro Gattuso, foli fjalë të mira për Amir Rrahmanin, i cili fitoi penalltinë nga ku erdhi edhe fitorja.
“Dua të veçoj Amir Rrahmanin që ka punuar aq shumë, pavarësisht se ka marrë shumë pak minuta loje”, ka thënë Gattuso.
Rrahmani në ndeshjet e fundit po luan rregullisht, kjo pasi te Napoli po kanë probleme me lëndime dhe COVID-19.
Ai ka filluar të bindë, edhe pse klubi nuk ka pasur dyshim asnjëherë në kualitet e tij.