Gazetat italiane: Milani dhe Juventusi luajtën për Interin

Gazeta kryesore të sportit në Itali e kanë quajtur zhgënjyes barazimin mes Milanit dhe Juventusit të dielën, duke nënvizuar se ai rezultat i bën nder vetëm Interit.

Milani dhe Juve zhvilluan një derbi të zbehtë dhe të dobët në San Siro, me shumë pak raste shënimi.

Ky barazim nuk i kreu punë asnjërës skuadër, pasi Milani tani ngel katër pikë mbrapa liderit dhe rivalit Inter, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe e lejoi Napolin ta zërë me pikë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Juventusi mbetet një pikë mbrapa vendit të katërt, Atalanta, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ballinat e së hënës, tri gazetar kryesore të sportit në Itali e përshkruan kështu derbin mes Milanit dhe Juves.

Corriere dello Sport: Mbaron 0:0 në San Siro: Milan-Juve pa ngazëllim, barazim zhgënjyes që i bën nder Inzaghit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *