Teksa klubi i Fenerbahçes konfirmoi mbrëmjen e djeshme negociatat me Lacion, për Muriqin, gazetarët u famshëm turk Ridvan Dilmen, zbuloi prapaskenën e bujshme se si PSG- tentoi t’ia “rrëmbejë” sulmuesin të kaltërve.
“Unë isha me Vedatin dje dhe ai do të shkojë në Itali në fundjavë”, deklaroi Dilmen duke zbuluar edhe tentativën e PSG-së për të nënshkruar me Muriqin.
“PSG së fundmi është futur në garë dhe ka kërkuar transferimin e tij, ata janë një klub shumë i rëndësishëm. Megjithatë nuk ndodhi asgjë pasi ishte shumë vonë dhe Vedati i kishte dhënë fjalën Lacios”, ka deklaruar Dilmen për televizionin NTV.