Gazetari spanjoll: E dinim që Premier League ishte më e mirë se La Liga, por nuk e dinim se dallimi është kaq i madh!

Gazetari spanjoll Juanma Castano analizon humbjet e rënda të Barcelonës dhe Villarrealit në emisionin e tij El Partidazo de COPE.

Katalanasit humbën ndaj Chelseat me rezultatin 3-0 në Stamford Bridge, ndërsa “nëndetësja e verdhë” humbi 4-0 ndaj Borussia Dortmund.

Ai gjithashtu u rikthye te humbja 1-0 e Real Madridit nga Liverpooli në Anfield dhe theksoi kontrastin e fortë midis La Ligës dhe Premier Ligës.

“Futbolli spanjoll, në ndeshjet kundër ekipeve të Premier League, këtë sezon, tetë fitore për Premier League dhe një për La Liga. Është e qartë se (Premier League) është më e mirë se La Liga, ka cilësi më të lartë, futboll më të mirë dhe përgatitje fizike më të mirë. Ajo që nuk e dinim është se ndryshimi është kaq i madh”, tha Castano.

Ai theksoi se nuk ka të bëjë vetëm me këtë rezultat 8-1, por me faktin se kur krahason një ndeshje të Premier League me një ndeshje të La Liga-s, ndryshimi është i madh.

“Kur shikon Liverpoolin kundër Real Madridit dhe Chelsean kundër Barcës, sheh se ky është një nivel krejtësisht i ndryshëm, një sport krejtësisht i ndryshëm”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *