Gazetari kosovar pyet Challandesin pse zgjodhi San Marinon dhe Maltën për kundërshtarë, kjo ishte përgjigjja e tij

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është në një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve miqësore.

“Dardanët” do të përballen me San Marinon dhe Maltën në ndeshje kontrolluese.

Trajneri zviceran është pyetur nga gazetari kosovar, Arlind Sadiku se pse kishte zgjedhur këto dy kombëtare për dy sfida miqësore.

Challandes deklaroi se për shkak të dy ndeshjeve të vështira në muajin mars ndaj Spanjës dhe Suedisë ishte e nevojshme për kundërshtarë më të lehtë.

“Fillimisht ne jemi Kosova. Vijmë pas dy ndeshjeve të vështira ndaj Spanjës dhe Suedisë. Kemi dashur të gjejmë kundërshtarë më të lehtë. Ndeshje të tilla na kanë mundësuar të marrim lojtarë të ri t’i tregojnë cilësitë e tyre ndaj këtyre dy kombëtareve. Kemi respekt edhe për San Marinon dhe Maltën”, deklaroi Challandes para gazetarëve.

Kosova ndeshjen e parë e luan më 1 qershor kundër San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *