Gazetari i brendshëm i Barcelonës, konfirmon largimin e një lojtari

Barcelona është duke u përballur me një krizë financiare këtë vit dhe po kanë probleme me pagesat e lojtarëve.

Edhe kapiteni i klubit, Lionel Messi, në një intervistë ditë më parë ka treguar se Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare dhe nuk presin që gjërat të kthehen në normalitet.

Tani, lojtari i Barcelonës Carles Alena është raportuar se do të largohet në formë huazimi drejt Getafes, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur edhe gazetari i brendshëm i Barcelonës dhe njëri prej kyresorëve në pjesën e transferimeve, Gerard Romero, ku ka postuar një foto të Alenas.

Ai postoi Alenan dhe Riqui Puig kur ishin të rinj në shkallët e stadiumit të Barcelonës me mbishkrimin: “… ata kanë ndarë gjithçka së bashku, por tani njëri prej tyre do të largohet nga Barça”.

Javët e fundit, interesimi për lojtarin Alena është konfirmuar edhe nga presidenti i Getafe, Angel Torres Sanchez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *