Zyrtarizimi i Lionel Messit si lojtar i Paris Saint-Germainit është çështje kohe.
Ylli argjentinas pas largimit nga Barcelona pas 21 vjetësh do ta veshë fanellën e gjigantëve francez.
Lionel Messi është nisur tashmë në drejtim të kryeqytetit francez për testet mjekësore e më pastaj edhe për prezantim që pritet të jetë spektakolar.
Kjo është bërë e ditur nga gazetari francez i “ESPN”, Julien Laurens i cili ka njoftuar se Messi do të pritet nga qindar tifozë në aeroport.
“Qindra tifozë që presin Messin në aeroportin Bourget dhe në “Parkun e Princave”. Jo shumë kohë për të pritur tani. Ai po fluturon për në Paris tani”, ka shkruar gazetari në Tëitter.
Hundreds of fans waiting for Messi at the Bourget airport and at the Parc des Princes. Not long to wait now. He is flying to Paris right now!!
— Julien Laurens (@LaurensJulien) August 9, 2021