Një episod tejet komik ka ndodhur me afrimin e Trabzonsporit, Benik Afob, Ky i fundit është transferimi më i ri i klubit turk dhe së fundmi ka mbërritur në Turqi, për të nisur aventurën me klubin e madh.
Të shumtë ishin gazetarët që kishin dalë ta prisnin në aeroport, për t’i marrë qoftë edhe një intervistë. Pikërisht këtu është krijuar edhe një situatë komike.
Gazetarët ngatërrojnë një person tjetër që po kalonte dhe i vërsulen për t’i marrë intervistë.
Por kalimtari i habitur nga ajo që i ndodhi, i bëri me shenjë gazetarëve se lojtari ishte pas tij, duke i drejtuar për tek Afob, i cili gjithsesi refuzoi të flasë.