Përveç barazimit, në shtëpi, ndaj Manchester United (2-2), në një ndeshje të Europa League, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk do të mund të llogarisë në Pedri dhe Gavi për ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet në “Old Trafford”.
Sipas shtypit spanjoll, Pedrit do t’i duhen deri në katër javë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i muskulit të pësuar dhe kjo do të thotë se ai gjithashtu nuk do të mund të luajë kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, që është planifikuar për 2 mars.
Gavi, pasi mori një karton të verdhë, është i suspenduar dhe nuk do të mund të luajë as në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës.