Gattuso sinjalizon largimin e mundshëm të Koulibaly, me Man Cityn e interesuar

Gennaro Gattuso ka dhënë disa komente lidhur me Kalidou Koulibaly.

Koulibaly vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar të repartit defensiv në këtë merkato.

Qendërmbrojtësi i Napoli është në radarin e skuadrës së Manchester City. Kërkesat për të janë të larta nga presidenti i Napoli, por bazuar në fjalët e fundit të Gattuso, mund të ketë lëshime për largimin e tij.

“Nuk kam dyshim se ai është një nga më të fortit në pozitën e tij”, ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.

“Ai gjithmonë më ka dhënë opsione të mira në dispozicion dhe është stërvitur fort. Do të më vinte keq nëse e humbim, sikur në aspektin njerëzor, edhe për skuadrën”, shtoi italiani.

“Por, e dini se numrat janë të rëndësishëm për klubet dhe në këtë moment duhet bërë diçka për këta numra, por do të isha i lumtur ta mbaja ata”, ishin fjalët e trajnerit, duke sinjalizuar shitjen e mundshme të senegalezit.

Napoli thuhet të kërkojnë rreth 80 milionë euro për kartonin e Koulibaly, shifër kjo që nuk mund të arrihet nga Man City.

Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se cilat do të jenë lëvizjet. Koulibaly te Man City do t’i hapte rrugë për më shumë minuta Amir Rrahmanit, por edhe do të hapte rrugë për kalimin e Eric Garcia te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *