Sipas të përditshmes Corriere dello Sport, Gattuso është pranë shkarkimit nga klubi napoletan dhe se tashmë Rafa Benitez është opsioni më real për zëvendësimin e tij.
Gazetari italian, Antonio Giordano nga Corriere dello Sport, thotë se Rafael Benitez do të jetë gati të marrë drejtimin e Napolit.
Sipas gazetarit, aventura e Gattusos është afër fundit, me presidentin De Laurentiis që pati pritshmëri të mëdha për sezonin e tanishëm dhe rezultatet e fundit kanë treguar që kjo gjë mund të rrezikohet.
Edhe tekniku spanjoll është i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me klubin kinez, Dalian.
Benitez kishte fituar Coppa Italiana në vitin 2013 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2014.