Sipas Sky Sport Italia, dy palët kanë pasur lidhje jo të mira në javët e fundit, transmeton lajmi.net.
Me Napolin që renditët në pozitën e pestë me nëntë pikë prapa liderit Milan, Gattuso është në presion të vazhdueshëm.
Thuhet se ka pasur kontakt me presidentit Aureliode Laurentiis dhe Rafael Benitez, andaj Gattuso pritej të shkarkohet këtë janar.
Por, fitorja ndaj Parmas bëri që De Laurentiis të ndërroi vendim dhe të mos e shkarkojë se paku deri në qershor.
Vendimi përfundimtar do merret në qershor, por momentalisht lidhja mes dy palëve nuk është në nivelin e duhur.